MENU
klinika

KQZ urdhër KZAZ-ve

“Procesi i numërimit të votave të përfundojë sot në orën…”

16.05.2023 - 12:51

Teksa vijon numërimi i votave për Këshillat bashkiakë në të gjithë bashkitë e vendit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për të gjithë KZAZ-të.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë.

“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërpreje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë. Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë”, thotë Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN