MENU
klinika

Analiza

Pse lufta Rusi-NATO nuk duhet menduar si e pamundur…

31.05.2023 - 13:45

Një luftë e plotë e NATO-s me Rusinë është “skenari më i keq” i Perëndimit, por është i mundur, sipas komandantit të forcave të armatosura të Republikës Çeke, pasi hendeku midis botës perëndimore dhe Moskës po zgjerohet me luftën e Kremlinit kundër Ukrainës.

Gjenerali Karel Rehka, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura çeke, tha në një konferencë në parlamentin çek të hënën, se ushtritë e NATO-s duhet të ndërmarrin detyrën “thelbësore” të përgatitjes për konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

“Ne e shohim luftën midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut si skenarin më të keq, por nuk është e pamundur”, tha Rehka.

“Është e mundur, Rusia aktualisht po shkon drejt një konflikti me Aleancën”, argumentoi ai. Rehka po ashtu e përshkroi mundësinë e një konflikti me Rusinë si “skenarin më të zi”.

“Mund të ndodhë dhe është e nevojshme të përgatitemi për të në plan afatgjatë”, tha ai, duke argumentuar se duhet të forcohet siguria kombëtare e vendit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë varësisë nga furnizimet ruse me energji.

Tsjekkia-general Karel Rehka: Vesten må være forberedt på mislykket motoffensiv | ABC Nyheter

Sipas gjeneralit, zgjidhja është parandalimi, që NATO t’i tregojë Moskës se “nuk ia vlen sepse thjesht nuk mund të ketë sukses” në mposhtjen e rivalëve të saj perëndimorë përmes mjeteve ushtarake.

Moska e ka cilësuar pushtimin e saj katastrofik të Ukrainës si një sulm parandalues kundër NATO-s, të cilin e ka akuzuar prej kohësh për nxitjen e “rusofobisë” në vend, edhe pse Kremlini ndërhyri në politikën e brendshme të Ukrainës, aneksoi Krimenë dhe pushtoi pjesë të rajonit të Donbasit.

Zyrtarët e Kremlinit kanë pohuar se NATO po përgatiste Ukrainën si një pikënisje për agresion kundër Rusisë, megjithëse aleanca e ka refuzuar vazhdimisht.