MENU
klinika

"Kam frikë se do vdes në tavolinën e kirurgjisë"

Pse nuk kryen ndërhyrje për t’u dobësuar? Habit Bebe!

04.05.2023 - 11:40

Bebe Rexha, ka folur edhe një herë për çështjet e peshës së saj në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”. Përkundër faktit që shpesh është kritikuar për kilogramët e tepërt, ajo nuk ka preferuar kurrë që të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dobësuar.

“Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, ke hequr qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, tha Bebe.

Rolling Stone shkruan se nuk do ta shihni Bebe Rexhën duke kryer ndonjëherë as BBL (transferim i dhjamit nga barku në vithe) pasi ajo do të preferonte që t’i merrte vet gjërat në duart e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artistja i kundërpërgjigjet fansave...

Arsyeja e trishtë e shtimit në peshë të Bebe Rexhës!