MENU
klinika

“Shkodranët nuk ta japin zemrën”

Rama këshillon Benet Becin: Pritshmëria është shumë e madhe, duhet të mbash presionin

19.05.2023 - 17:21

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar Benet Becin si të veprojë pasi të marrë detyrën si kryebashkiak i Shkodrës.

Rama ka nisur turin e takimeve pas zgjedhjeve të 14 majit dhe i pari në axhendën e tij ishte kandidati fitues për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci. Ai tha se nuk duhet të bëjë lëvizje në pozicionet e punës në bashki.

“Duhet bërë një vlerësim meritokratik”, tha Rama. Kreu i qeverisë shton më pas se pjesa më e vështirë pas fitores së Shkodrës për herë të parë pas 30 vitesh, është rimarrja përsëri e bashkisë.

Sipas Ramës, në Shkodër duhet bërë një punë e madhe në mënyrë që qytetarët të fitojnë plotësisht besimin e Becit.

“Duhet bërë një vlerësim meritokratik, vajzat dhe gratë duhen motivuar. Hera e parë që kanë votuar për PS është këtë herë. Vota është e fshehtë se aty te ajo kutia, është dashur të hyjë disa herë për të kthyer zemrën. Duhet të mbash presionin, të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Nëse do të të mbështesin siç të mbështetën, sepse një herë mund të fitosh por të përsërisësh fitoren është e vështirë. Unë e njoh këtë pjesë këtu çfarë ndodh. Këtë herë kanë votuar me mend jo me zemër. Puna është t’u fitosh zemrën, atë nuk ta japin këta se e kanë si puna jote djathtas. Kur të hysh në zyrë je vetëm, duhet të dish të thuash jo.

Në momentin që ta kanë dhënë besimin me mendje, të vënë lupën. Pritshmëria është shumë e madhe. Ndërsa aty ku e merr me zemër besimin, siç e kanë marrë këta 30 vite, aty e mbyllin njërin sy. Kurse ty nuk të fal njeri asgjë”, u shpreh Rama.