MENU
klinika

"Nuk ndikon në marrëdhëniet dy palëshe"

Reagimet e Greqisë për Fredi Belerin, Nazarko: Përpjekje për ta politizuar

12.05.2023 - 16:27

I ftuar në studion e Tirana Live, analisti Mentor Nazarko komentoi arrestimin e kandidatit te koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, në Himarë, Fredi Beleri. Nazarko tha se ndonëse Greqia do të përpiqet ta politizojë këtë cështje, duke qenë se edhe vetë është në fushatë elektorale, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

“Është një figurë e kontestuar, me probleme penale- i arrestuar nga vetë autoritetet greke për masakrën e Peshkëpiseë-rikandidimi i të cilit tregon krizën dhe varfërinë e figurave (ndonëse Himara vetë ka plot vlera njerëzore dhe intelektuale) që përfaqëson atë ndjeshmëri të stimuluar së jashtmi, pra nga Greqia për të mbrojtur idenë se në Himarë ka një minoritet etnik grek. Ai duket se ishte figura e vetme, për shkak të paturpësisë së tij, i vetmi që guxonte të mbronte një tezë të tillë, i nxitur nga segmente të errta të shtetit e shoqërisë greke.” -u shpreh Nazarko, ndërsa komentoi reagimet e Athinës zyrtare lidhur me arrestimin e Belerit.

“Greqia, për kë ndjek angazhimin grek lidhur me Himarën në këto 30 vjet- e di se ka një lloj zbythje në lidhje me angazhimin e saj shtetëror se në Himarë ka minoritet etnik grek ( megjithë vizitën kuazi private të Micotaqis, pashoqëruar nga Rama, si vizitë e parë e një kreu qeverie atje) Natyrisht ka himariotë me dyshtetësi , por që nuk konsiderohen juridikisht minoritet etnik. Greqia ka një zbythje që lidhet me dobësimin ndërkombëtar të saj, – karta e pensioneve, shtetësive, vizave- fuqizimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe me politikën e qeverisë Rama që nga 2013 e ka kufizuar ndikimin e Greqisë në Himarë, nëpërmjet riorganizimit në terma historike të Himarës si bashki e duke krijuar kësisoj një shumicë të re që ka tkurrur elektoralisht PBDNJ, flamurmbajtësja e tensionit dhe e tezës për minoritet etnik atje.

Edhe Greqia është në fushatë elektorale, mund të kemi përpjekje për ta politizuar dhe ndërkombëtarizuar atë që po ndodh. Shteti shqiptar duhet të tregojë se në adresë të tij ka prova që justifikojnë arrestimin dy ditë para zgjedhjeve. Mendoj se ezkistojnë prova të tilla. Nuk presim të ketë ndonjë përkeqësim apo ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.” u shpreh Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthen në akuza ndaj Berishës e Metës

I dolën në mbrojtje Fredi Belerit, nuk përmbahet Artan Hoxha

"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama