MENU
klinika

“Babi tregohu i zoti në Shqipëri, bëje për ne”

Rrëfimi i emigrantit filipinez në Tiranë

21.05.2023 - 15:01

Në emisionin Real People në Euronews Albania ishte i ftuar këtë të shtunë, Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopshtar.

Samueli rrëfen se u largua nga vendlindja së bashku me bashkëshorten për arsye ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës.

Ai shprehet se u gëzua shumë kur e telefonuan nga Shqipëria pas aplikimit për punë.

Ndihet aq mirë në Shqipëri sa tani dëshiron të marrë këtu edhe 2 fëmijët e tij që jetojnë ende në Filipine.

Ai tha se fëmijët e telefonojnë dhe e këshillojnë që të tregohet i zoti në punë në mënyrë që ata të ushqehen dhe të arsimohen.

Sipas tij, ai fitonte në Filipine 150 dollarë në muaj dhe ishin të pamjaftueshme për një familje me 4 persona.
“Më morën në telefon dhe më thanë që u pranova për punë. Isha shumë i lumtur. Djali im më tha, babi tregohu i zoti atje, që ne të jetojmë. Duhet ta bëja, jam babai i familjes dhe duhet të gjeja para për të jetuar, që të jetojnë dhe të arsimohen. Ata jetojnë në Filipine me tezen time”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BIRN: : Shqiptarët nuk kanë interes

Bizneset marrin punëtorë nga Bangladeshi

Shansi që po na vjen në derë!

Pandemia/ Punët që mund t’i marrim botës

Rritja e çmimeve dhe emigracioni

Anaiza: Si po tkurret konsumi në vend