MENU
klinika

Nga "Kana" tek "Met Gala"

Sari i Indisë po ‘pushton’ botën

22.05.2023 - 11:35

Veshja indiane e njohur si sari, po pushton të gjitha pasarelat e botës. Nga “Kana” deri te “Met Gala” duket se po bën namin.

Dior prezantoi koleksionin e tij të vjeshtës 2023 në mars duke u frymëzuar pikërisht nga veshjet indiane.

Pasarela u zhvillua në Mumbai. Shtëpitë e modës kishin prodhuesit e tyre prej dekadash atje.

Edhe shtëpitë e modës në Paris u frymëzuan qartë nga India. Kompania e njohur “Dior”, ishte gjithashtu një ndër kompanitë e njohura që përdori veshjet sari.

Yjet në tapetet e kuqe në “Kana” dhe “ Met Gala”, ishin dukshëm të veshur me sari dhe veshje të tjera indiane.

Modelja e njohur Gigi Hadid si dhe aktorja Zendaya ishin ndër të famshmit që u veshën me sari.

Në mënyrë konvencionale, sari kuptohet se është një copë e vetme pëlhure e pa qepur e mbështjellë në trup.

“Për shkak se ka një formë të thjeshtë, është bërë një kanavacë për të shprehur ide të ndryshme,” shpjegon Priya Khanchandani, drejtuese në Muzeun e Dizajnit.

Këto ide, të shfaqura në ekspozitë, përfshijnë sari të bëra nga materiale jokonvencionale.