MENU
klinika

“Met Gala”

Na la gojëhapur, e mësuat domethënien e fustanit të Blake?

04.05.2022 - 10:48

Blake Lively nuk zhgënjeu! Aktorja kishte të gjithë sytë e publikut mbi të në tapetin e kuq të “Met Gala” 2022. Me një fustan Versace, të qëndisur me kristale, shumë në temë për edicionin e këtij viti “Gilded Glamour”.

Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen, duke pozuar para kamerave me fustanin e saj mahnitës, i cili ndryshoi nga bronzi në jeshile, i frymëzuar nga procesi i oksidimit të Statujës së Lirisë në New York.

Aktorja shpjegoi se ajo ishte frymëzuar nga arkitektura e qytetit të Nju Jorkut, duke përfshirë një referencë për “Empire State Building”, dhe e pajisur me një kurorë Lorraine Schwartz, duke iu referuar Statujës.

U tha gjithashtu se jeshilja, e cila u zbulua teksa ajo ecte në shkallët e Met, ishte “qëndisur me një hartë qiellore të frymëzuar nga 12 yjësitë e zodiakut që janë pikturuar në tavanin e Grand Central Station”.

Blake hyri menjëherë në trend në rrjetet sociale, me fansat që e uruan atë për ndjekjen e temës së këtij viti dhe veshjen pa të meta. Blake i ka kushtuar vëmendje çdo detaji duke dëshmuar dhe njëherë pse ajo konsiderohet një ikonë e modës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Aktorët janë prindër të dy vajzave"

Çifti i aktorëve të njohur, prindër për herë të tretë