MENU
klinika

Takim me Fredi Belerin në burg

Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke mbërrin sot në Shqipëri

17.05.2023 - 10:37

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos do të mbërrijë sot në Shqipëri.

Ai planifikon një takim me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerin, i cili fitoi nga qelia bashkinë e Himarës.

E pranishme do të jetë edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Vizita Theoharis Lalakos do të vizitojë Shqipërinë me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen shëndetësore të Fredi Belerit dhe arsyet e arrestimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.