MENU
klinika

E denoncoi gazetarja!

Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet polici në Çorovodë

25.05.2023 - 14:17

Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Shtetit, Dritan Nano në Çorovodë. Në njoftimin e bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, bëhet me dije se efektivi i Policisë së Shtetit është kapur me një kallashnikov, të cilin e kishtë për shitje. Prangosja e tij është bërë pas denoncimit të një gazetareje, e cila denoncoi se Nano shiste armë me vlerë 50 mijë lekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.