29.05.2023 - 10:24
Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha mëngjesin e sotëm, pasi anëtarët e KFOR-it rrethuan ndërtesat komunale në veri, se “ne kemi kaluar nga paqja dhe progresi në kaos dhe pushtim”.
Në një postim të titulluar “lajmet e fundit” në Twitter, Grenell ka shpërndarë një video para ndërtesës komunale në Leposaviç ku shtrihen telat me gjemba dhe ku ndodhen një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.
“Trupat e NATO-s pushtuan ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe përparimi nën Trump në kaos dhe pushtim nën Biden. Biden është kaq i dobët”, tha Grenell.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dy ditë pas përleshjeve me policinë e Kosovës
Si paraqitet situata në komunat në veri
Serbët protestojnë para ndërtesa të komunave