MENU
klinika

Serbët protestojnë para ndërtesa të komunave

Tensionet në veri, policia hedh gaz lotsjellës

29.05.2023 - 10:09

Tensionet në veri të Kosovës  vijojnë që prej ditës së premte, kur serbët penguan kryetarët e rinj të komunave që të futeshin në zyra.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupime qytetarësh serbë janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë dhe KFOR-it.

Sipas medieve kosovare raportohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Zveçan.

Kujtojmë se ditën e premte kryetarët e Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut u penguan nga protestuesit serbë që të hynin në zyrat e tyre, gjë që solli edhe përplasjen e tyre me forcat e policisë së Kosovës.

Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët.  Nga përplasjet në veri mbetën të plagosur. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që palët të ulin tensionet  dhe të qetësojnë menjëherë situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri