MENU
klinika

Aksident tragjik

U përplas nga furgoni, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Itali

19.05.2023 - 19:53

Një 39- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Gjinika, 39 vjeç, nga Durrësi i cili u përplas nga një furgon Fiat Punto, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Ngjarrja ndodhi ditën e djeshme në Teviso, Itali ku shqiptari po ikte për në punë, pasi punonte në një kompani në komunën e Carbonera.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 39 vjeçari fatkeqëisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë. Gjinika ishte babi i një djali të vogël.