MENU
klinika

Vizita në Kosovë

Lajçak kalon në këmbë Urën e Ibrit

11.05.2023 - 13:39

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka qenë sot në Mitrovicë në kuadër të vizitës së tij në Kosovë. Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, diplomati evropian është parë duke ecur nëpër Urën e Ibrit së bashku me delegacionin e tij, raportojnë mediat në Kosovë.

Kujtojmë që më herët sot Lajç zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi. Pas takimit, Lajçak tha se është e rëndësishme që të vijohet me hapat e mëtejshëm në rrugën drejt normalizimit të marrdhënieve me Serbinë.

Pas takimit, Kurti bëri një reagim në Twitter: “Prita Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak në zyrat tona të qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të zbatohet në tërësi, dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje.”