MENU
klinika

Konflikti kishte nisur në rrjetet sociale

Vrasja e 15-vjeçarit, shkolla: Nuk ishte i përfshirë në sherr

17.05.2023 - 10:12

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë ku një 15-vjeçar u vra me thikë.

Në reagim thuhet se ai është ndalur për të biseduar me rojen e shkollës ku ka pyetur për motrën e tij të vogël dhe pastaj është nisur për në shtëpi.

Rrugës ka hasur një grup bashkëmoshatarësh duke u konfliktuar me njëri tjetrin dhe është përpjekur t’i ndarë, pasi në sherr ishte përfshirë edhe një afërm i tij. Më tej thuhet se gjatë përplasjes mes tyre, i riu që mbeti viktimë është qëlluar me thikë.

Njoftimi i plotë i shkollës

Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX.

Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi.

Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi…

Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal.

Fationi u nis sot drejt Parajsës…

Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!

Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sherr me thika mes adoleshentëve në një shkollë

Humb jetën nxënësi i klasës së 9-të ( EMRI)


"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini