MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Elbasan

Vrau kunatën me sëpatë, lihet në burg 58-vjeçari

20.05.2023 - 15:21

Më kokën ulur dhe i heshtur ka qëndruar para trupës gjykuese Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili masakroi me sëpatë në mes të rrugës në fshatin Kusarth të Elbasanit, kunatën e tij Alma Qevanin. Gjykata e Elbasanit caktoi masën ‘arrest me burg’ për 58-vjeçarin, i cili pas krimit makabër tha se e vrau kunatën (motrën e gruas) sepse ajo e ofendonte vazhdimisht.

Para grupit hetimor ai deklaroi se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, 44-vjeçe, sepse nuk e lejonte bashkëshorten e autorit (motra Almës) që të shkonte në shtëpinë e tij. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi me vrasjen në mënyrë makabre të 44-vjeçares.

Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme (17 maj), ku Tefik Tashi vrau me sëpatë Alma Qevanin, në sy të bashkëshortes, motrën e kësaj të fundit. Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur.

Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut. Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëshortja e autorit: Dënimin deri në fund e ka hak

Si ndodhi krimi makabër në Elbasan

Dhëndri i vrau të bijën me sëpatë

I ati viktimës rrëfen momentet e krimit