MENU
klinika

BE përpjekje për t’i takuar

Vuçiç ultimatum Kurtit: Largo forcat ushtarake dhe kryetarët

30.05.2023 - 12:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptarte.

Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quin-it, Vuçiç tha se shpreson se Kurti të tërheqë forcat nga veriu. Më tej ai tha se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Shpresoj se do të mund ta bindni [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas tyre kjo deri më tani është thjesht një perpjekje, dhe nuk ka asnjë konfirmim nga palët lidhur me mbajtjen e këtij takimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nënkryetarja nga radhët e komunitetit serb

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut