MENU
klinika

"Hidh e prit" në komente

“Zarf i zi apo i kuq”, një postim i Kiarës fut në sherr ish-banorët

23.05.2023 - 10:45

Foton e fundit të çiftit Ejlli e ka postuar vetë Kiara me një përshkrim të dëgjuar: Zarf i zi apo i kuq,”-shkruan moderatorja bazuar në veshjen që kishin zgjedhur në eventin ku morën pjesë.

Kjo frazë e “BBV” e përdorur nga Kiara bëri që në seksionin e komenteve të përfshihen edhe disa ish-banorë të tjerë duke thumbuar njëri-tjetrin.

Ka qenë Ronaldo Sharka i cili ka komentuar “Zarfi i Nitës me avantazh”, duke iu referuar eleminimit të tij si rrjedhojë e nominimit të këngëtares.

Nga ana tjetër, Nita është përgjigjur menjëherë, duke thënë:

“Ronaldos edhe zarfi i kuq i duket i zi, i bie terri syve.”

E si për ta përfunduar, ka qenë fituesi i “BBVIP”, Luizi i cili sërisht ka bërë një referencë të nominimeve, duke thënë: “Rrini urtë, se e fillova zinxhirin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tradhtia e artistit i dha “goditjen” e fundit

Familja e Butrint Imerit nuk pranoi lidhjen me Kiara Titon