Edhe pse i vonuar, sigurisht dhe pa asnjë mëdyshje është një lajm shumë i mirë lirimi i 3 policëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës !
Nga ana tjetër, përfshi dhe përtej kësaj ngjarje, mbeten disa vlerësime, mësime të nxjerra si dhe 5 mesazhe Euroatlantike që do të duhet të mos harrohen kurrë nga të dy palët si dhe faktorët Euroatlantik në rajon:
Së pari, arrestimi brutal, ose për edhe më keq përqasja ose ndërsjellja si shtet terrorist (Koreja e Kim Jong-ut apo Rusia – Putiniste) në hapësirën ndërkufitare mes dy shteteve sovrane/Europiane do të inventarizohet shumë gjatë si: “një ngarje që e turpëron Beogradin Zyrtar” !
Së dyti, duke thënë këtë: “as e justifikojnë, as e nderojnë Prishtinën Zyrtare qëndrimet delirante, mungesa e kodit të mirënjohjes kombëtare/fisnike si dhe reagimet/masat e pakonsultuara me çlirimtarët dhe garantët e vërtet të sovranitetit (USA/NATO)”!
Së treti, e çmoj si kohëm e duhur për të “punuar edhe më shumë për paqen duke mbjellë, vaditur dhe selitur masat e mirëbesimit reciprok si dhe për t’ju rikthyer dialogut pa kushte mes dy vendeve sovrane (Serbisë dhe Kosovës)”. !
Së katërti, përtej kësaj ngjarje dhe përkundër riciklimit të klimës të konfliktit si dhe të shpërdorimit të Beogradit Zyrtar për interesat e Rusisë – Putiniste, 24 vjet nga çlirimi Kosovës besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor.
Së pesti, po ashtu, mbas 24 vjet pamvarësi të Kosovës, besoj edhe me fortë se forcimi bashkëpunimit me USA/NATO/UK/EU: “mbetet ende me peshe kritike jo vetëm për ta çliruar nga pushtimi Serb në qershor 1999 por edhe për ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës si dhe interesat mbarëKombëtare të RSh/Kosovës.
Me këtë rast, ri-Konfirmoj që ashtu si në mbi 35 vjet i angazhuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe NATO-s: “mbetem edhe më tej ushtar i përkushtuar dhe i përulur i Atdheut për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.
* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.