MENU
klinika

Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet ta fikni WiFi-në në shtëpinë tuaj?

14.06.2023 - 10:23

Fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë.

Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo.

Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarisht deri në 20£ në vit.

BT,ofrues i shërbimit të internetit tha në një deklaratë: “Fikja e vazhdueshme e shpërndarësit e bën linjën të duket e paqëndrueshme, që do të thotë se shpejtësia juaj mund të reduktohet automatikisht për të përmirësuar besueshmërinë e lidhjes suaj me rreze të gjerë”.

Ofruesit e shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.