“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A janë të trashëgueshëm gurët në veshka?
Mjeku: Njihet baza gjenetike në shfaqjen e gurëve në veshka. Gjithsesi ende nuk është e qartë nëse kjo lidhet me një difekt të lindur apo me faktin që personat e së njëjtës familje kanë të njëjtin stil jete dhe regjim ushqimor. Pra, nëse babai dhe i biri kanë të dy gurë në veshka, ende nuk dihet qartë nëse shkaku është trashëgimia apo mënyra e ushqyerjes që kanë anëtarët e së njëjtës familje.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.