MENU
klinika

Rama poston pamjet nga kantieri

“Aeroporti i Vlorës po merr formë dita-ditës”

13.06.2023 - 10:23

Vijojnë punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Këtë të Martë ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar foto nga kantieri në rrjetin e tij social Facebook.


“Mirëmëngjes dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.