MENU
klinika

Vijon operacioni “Territori i pastër”

Agjësohen mbi 1400 bimë kanabis në Krujë

27.06.2023 - 11:13

Policia vijon kontrollet në terren në Krujë. Mësohet se në fshatin Bruz Mali, janë gjetur 1492 bimë kanabis sativa. Policia ka njoftuar se i ka asgjesuar ato. Po ashtu vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, kjo është vetëm faza e 21 e megaoperacionit “territori i pastër”. Në total, si rezultat i këtij aksioni janë asgjesuar 10 697 bimë kanabisi.

Uniformat blu thonë se do t’i vijojnë kontrollet në terren.