MENU
klinika

"Kam frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje"

Anuloi takimin me Kurtin/ Rama: Kosova po rrezikohet nga sanksione të frikshme

13.06.2023 - 19:50

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë me dije se mbledhja me qeverinë e Kosovës nuk do të zhvillohet nesër, pavarësisht se Albin Kurti ka thënë se nuk e ka problem që të zhvillohet mbledhja. Sipas Ramës mbledhja nuk mund të behej pasi nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rremë. Kreu i qeverisë tha se ka frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën mund të vihet në lëvizje, duke ju referuar sanksioneve që mund të ndërmarrin partnerët euro-atlantikë.

‘Në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që duhet të vërë në lëvizje planin e sanksioneve në shtetin që e ka krijuar vetë, për fat të keq më duhet ët them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhej normalisht dhe veç të diktojmë edhe për këtë. Por kjo nuk është e mundur pasi nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot. Unë shpresoj shumë që të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit se nuk ma zë as goja të flas për sanksione por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga atë, që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje.’- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulmi i debateve për draftin e Asociacionit

Rama e Kurti takohen në Gjakovë, zbardhet axhenda e takimit