MENU
klinika

Veprimi i Princit që 'tërboi' Bidenin

Arabia Saudite, ‘dhimbje koke’ për Amerikën

12.06.2023 - 08:30

Sekretari Amerikan i Shtetit, Tony Blinken nxitoi për të shkuar në Arabinë Saudite javën e kaluar, me shpresën për ta afruar Riadin me Perëndimin. Qëllimi i vizitës ishte inkurajimi i Mbretërisë për t’iu përmbajtur marrëveshjeve, për të bërë aleancë me Izraelin e për të ringjallur boshtin anti-iranian, një perspektivë që duket se i përket së kaluarës. Jo më kot, vizita “përkoi me rihapjen e ambasadës iraniane në Riad”.

Riintegrimi i Sirisë në Ligën Arabe, “tërboi Uashingtonin”, si dhe ulja e prodhimit të naftës, një ditë para vizitës së Blinken nga OPEC+, me të cilin është e lidhur Rusia. Para ardhjes së Blinken, Princi i Kurorës Mohamed bin Salman priti presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, që duhet të ketë acaruar jo pak Uashingtonin. Rezultati i vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit nuk duhet të ketë qenë shumë frytdhënës, kjo edhe sepse menjëherë pas bisedës me Blinken, Mohamed Bin Salman nxitoi të telefononte Putinin me të cilin, siç thekson Arab News, “foli për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”.

Nga ana tjetër, Mohamed bin Salman duket se ka qenë një sfidë për diplomacinë amerikane. Dokumentet konfidenciale të Pentagonit zbuluan se kur Biden deklaroi se shkurtimi i prodhimit të naftës i vendosur vitin e kaluar nga OPEC+ do të kishte “pasoja” për Riadin, Mbretëria, aspak e frikësuar, kërcënoi me hakmarrje.Një tjetër çështje kritike do të lindë nëse projekti iranian, për të krijuar një aleancë detare me shtetet e Gjirit për të krijuar një rrjet sigurie në ujërat e Lindjes së Mesme, realizohet.

Deri më sot, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të njoftimit iranian, por çdo gjë ndryshon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe pse në ditët e tij të fundit në pushtet

“Trump mund të nisë një sulm ndaj Iranit”

Project Syndicate/ Çfarë roli do luajë SHBA në tregun global?

A do të bëhet Amerika Arabia Saudite e gazit natyror?