Ndryshe nga sa pritej pas ofertave të bëra nga Partizani dhe Tirana, sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij të fundit. 32 vjeçari është transferuar në Indi ku do të luajë për skuadrën e Mohun Bagan.
Klubi aziatik konfirmoi marrëveshjen e arritur, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Armando Sadiku is Officially a Mariner! 💚♥️
ISL side Mohun Bagan have announced the signing of the 32-year-old striker who is also the present national team player of Albania! pic.twitter.com/RDEVZWgxR5
— IFTWC – Indian Football (@IFTWC) June 25, 2023
Skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Sadiku ishte pjesë e Cartagenës në LaLiga 2, dhe arriti të shënonte 8 herë në 34 ndeshje.