MENU
klinika

Sveçla: Të gjithë kriminelët para drejtësisë

Arrestohet një person për sulmet ndaj gazetarëve të Kosovës

16.06.2023 - 19:53

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar autori i sulmit të gazetarëve në veri të Kosovës më 29 maj. Në pranga ka rënë Nemanja Vllaskovic.

Sveçla shkruan se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtëisë.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.”- shkruan Sveçla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Persona nga grupe kriminale dhunuan brutalisht raportuesit"

Sulmi i gazetarëve në Veri, policia e Kosovës jep detaje