MENU
klinika

"Persona nga grupe kriminale dhunuan brutalisht raportuesit"

Sulmi i gazetarëve në Veri, policia e Kosovës jep detaje

16.06.2023 - 18:45

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve në Veri, ku në njoftimin zyrtar bën me dije se persona të dyshuar kanë goditur me mjete të ndryshme automjetin e raportuesve.

Mësohet se në afërsi të komunës Leposaviçit grupet kriminale kanë hedhur në mjetin e gazetarëve, një shok bombë dhe se kanë sulmuar fizikisht raportuesit.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviçit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore.

“Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.

Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare janë veprime kriminale të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë iniciuar rastet sulm ndaj personave zyrtar, asgjësim apo dëmtim i pronës dhe lëndim trupor”, thuhet në deklaratë.