MENU
klinika

Tensionet në Kosovë-Serbi

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe, Vuçiç: Dinjiteti i tyre u ruajt

14.06.2023 - 20:52

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ishin policët shqiptarë që kaluan vijën administrave dhe se këtë mund ta fatojnë imazhet satelitore. Po ashtu ai ka theksuar se ata janë një shtet serioz dhe se tre policët as nuk janë dhunuar e as keqtrajtuar.

“Ne jemi një vend serioz. Këta nuk u rrahën, as u keqtrajtuan, as u shpërfytyruan si njerëzit e arrestuar nga “policia” e Kurtit. Dinjiteti i tyre u ruajt në çdo mënyrë. Për të gjitha këto morëm përgjigjen se “I ka rrëmbyer Serbia”. Askush nuk iu afrua vijës administrative. Nuk e kemi problem që të gjithë të na tregojnë imazhet e tyre satelitore dhe të shohin gjithçka qartë. KFOR-i tashmë e di se ne nuk e kemi kaluar vijën administrative,” tha Vuçiç.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.