MENU
klinika

"Nuk dinin ta përdornin sistemin GPS"

Rrëmbimi i policëve: Vuçiç: Ishin të pajisur me pistoleta “Glock”

14.06.2023 - 20:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nxjerr disa detaje për rrëmbimin e 3 pjestarëve të policisë së Kosovës. Gjatë një intervistë për mediat, Vuçiç tha se policët ishin të pajisur me pistoletë Glock, ndërkohë që nuk dinin të përdonin sistemin GPS.

“Ata janë të armatosur me pistoleta Glock. Nga pjesëtarët e policisë mësova se dy nga tre prej tyre as nuk dinë të përdorin sistemin GPS,” tha Vuçiç.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit

“Duhen përgatitje për skenarin më të keq”

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani! A po përsëritet historia?

“Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë”

Vuçiç pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid