MENU
klinika

Interi kompleton prapavijën

Arrihet marrëveshja me mbrojtësin gjerman

25.06.2023 - 11:53

Ditë mjaft të rëndësishme në merkato për Interin, që duket se po nxiton për të kompletuar organikën para 8 korrikut, kur pritet të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Kështu zikaltrit kanë arritur akordin me sulmuesin francez Marcus Thuram dhe mbrojtësin spanjoll Cesar Azpilicusta, të cilët pritet të prezantohen edhe zyrtarisht te Interi.

Ndërkohë, Marotta dhe Ausilio kanë “në xhep” edhe mbrojtësin gjerman Yann Bisseck, i cili është duke luajtur Europianin U21 me Gjermaninë. Zikaltrit kanë arritur akordin me Bisseck dhe do të paguajnë klauzolën prej 7 mln eurosh në arkat e Aaraut.

Me Bisseck e Azpilicuetën, por edhe De Vrij, Bastonin e Acerbin, prapavija zikaltër duket e kompletuar, ndërsa në mesfushë objektivi i madh është Davide Frattesi. Me mesfushorin është arritur marrëveshja dhe palët presin shitjen e Brozoviç për të kompletuar transferimin e Frattesit nën urdhrat e Inzaghit.

Sa i përket sulmit, të sigurt për sezonin e ri janë Lautaro e Thuram, teksa do të provohet edhe rikthimi i Lukakut, për të kompletuar repartin. /Super Sport

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Totti rrëfehet për finalen Roma-Feyenoord

“Do të jem në Tiranë, nëse gjej mundësi fluturimi”

“Shpërthen” Mauro Icardi

“Ajo është bërë karagjozja e botës”

Prokurori i çështjes së Juventusit

“I urrej ata, jam tifoz i madh i Napolit…!”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin