MENU
klinika

"Rrini gati të enjten tjetër…"

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e politikanit të fuqishëm

22.06.2023 - 22:11

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se Arben Ahmetaj mund të përfundojë në pranga. Ish-ministri u thirr sot në SPAK dhe dha dëshmi për 5 orë. Por Hoxha hoqi një paralele me Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon. Të dy dhanë intervista te emisioni “Opinion” dhe më pas përfunduan në burg.

Hoxha tha te Ylli Rakipi se nëse do ishte LIVE sot Fevziu mund të kishte dhe arrestime.

“Ai kolegu jot tjetër nëse do e kishte live, do e arrestonin sot (Ahmetajn). Se të enjten ndodhin arrestimet. Mos të duket çudi. Rri gati të enjten tjetër”, tha ai.

Hoxha tha se Ahmetaj është thirrur në cilësinë e personit që është vendosur nën hetim dhe se ai dyshohet për katër vepra penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk mbaron me Lefter Kokën, por ja kush është problemi"

A do ketë arrestime të tjera? Paralajmërimi i Artan Hoxhës