MENU
klinika

SHBA del me deklaratën e fortë

“Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasoja”

16.06.2023 - 16:01

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi prerë se nuk është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marrë në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Escobar u shpreh se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur për pasoja dhe ka thënë se ata që do të refuzojnë partneritetin do të përballen me pasoja.

“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është e pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet.

Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasojat”, tha Escobar.