MENU
klinika

GJKKO la në burg Fredi Belerin

Athina zyrtare kërcënon Shqipërinë: Do ndikojë në anëtarësimin në BE

01.06.2023 - 16:32

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të marrë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO-së, i cili la në burg krebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Përmes një reagimi zyrtar Athina zyrtare ka dënuar qëndrimin e Fredi Belerit në burgun e Tiranës si dhe ka theksuar se ky vendim do të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryebashkiaku i Himarrës, Fredi Beleri , vazhdon të qëndrojë në burgun e Tiranës . Partneri i tij, Pandeli Kokaveshi, u lirua me kusht, por nuk ndodhi e njëjta gjë me Belerin. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Vasilis Kaskarelis, ka biseduar me homologun e tij shqiptar për këtë çështje në Samitin joformal të NATO-s, duke lënë të kuptohet se vazhdimi i mbajtjes së Belerit në burg, do të shkaktojë probleme në integrimin e Shqipërisë në BE, pasi Greqia ka shumë mundësi të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë çështje për sa kohë nuk ka respektim nga shqiptarët me rregullat e ligjit.

Kujtojmë që Fredi Bleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra.