MENU
klinika

"...jemi ende kaq të bashkuar..."

Avokatja e Johnny Depp flet për marrëdhënien me aktorin

06.06.2023 - 10:33

Është rikthyer në skenë avokatja më e famshme e viteve të fundit, Camille Vasquez.

Avokatja e Johnny Depp në një intervistë së fundmi ka treguar se akoma mban kontakte me aktorin. Një vit pas gjyqit mes këtij të fundit dhe ish-gruas së tij, Amber Heard, avokatja thotë se ajo dhe persona të tjerë në ekipin e tyre ligjor, përfshirë Benjamin Chew, janë në kontakt me aktorin.

“Herën e fundit që fola me Depp ishte ndoshta disa muaj më parë, por ne korrespondojmë shumë. Ka një grup njerëzish që korrespondojnë me të dhe i dërgojmë mesazhe duke e uruar për suksesin e tij në vitin e fundit”.

Vasquez gjithashtu vuri në dukje se ajo dhe kolegët e saj gjithashtu planifikojnë të marrin pjesë në një nga koncertet në turneun muzikor të Depp me grupin “Hollywood Vampires” që do të mbahen këtë verë.

“Ne ishim një ekip i tillë dhe jemi ende kaq të bashkuar dhe kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka sqaruar avokatja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas kritikave në rrjet kundër tij dhe ‘goditjes’ nga Balenciaga

Kanye West punëson avokaten e Johnny Depp