MENU
klinika

"Mezi presim pyetsorin pë anëtarësim"

BE paralajmëron masa ndaj Kosovës, reagon Kurti

29.06.2023 - 11:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar listën e masave kundër Kosovës të propozuara nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian tek Kosova gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane.

Deklarata e plotë:
Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës.

Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë.

Në raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar. Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij Unioni, sepse besojmë në këtë Union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot.

Raporti i fundit për vendin tonë, i hartuar pikërisht nga Komisioni Evropian, e përshkruan dhe vlerëson Kosovën në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizës ligjore në përputhje me Acquis të Bashkimit Evropian. Aty e gjejmë hijen e vërtetë të Bashkimit Evropian; si organizëm mbikombëtar, i drejtë e meritokrat.

Dhe pavarësisht zhvillimeve rrethanore, ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim; sepse Evropa është kontinenti i ynë. Bashkimi Evropian është fati ynë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rreshtohuni me politikën e jashtme tonën"

BE, ultimaum Serbisë: Larg Rusisë

"Njerëzit në Bosnje të qetësohen"

Escobar: Nuk do të ketë luftë në rajon!