Maji “theu” optimizmin 7-mujor të shqiptarëve, duke ulur besimin e tyre te ecuria ekonomike. Në vrojtimin e përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, besimi konsumator në muajin e sapo lënë pas ra me 0.6 pikë.
Qytetarët e pyetur pohuan se po i shoqëron më shumë frikë për të kryer blerje në shuma të mëdha, kjo si pasojë e pritshmërive më pesimiste për të ardhmen.
Pavarësisht pesimizmit të konsumatorëve, më shumë pritshmëri ka shfaqur edhe zinxhiri i sipërmarrjeve në fushën e tregtisë. Treguesi i besimit në këtë sektor të rritet me 1.6 pikë.
Ndërtimi ndërkohë ka shfaqur optimizmin më të lartë në anketë. Besimi i këtij sektori, ndikuar kryesisht nga pritshmëritë e larta për kontrata të reja porositëse u rrit me 5.3 pikë.
Rënia e lehtë e çmimeve të lëndëve të para ndërkohë po mban të gjallëruar optimizmin tek industria. Besimi tek ekonomia i sipërmarrjeve në këtë sektor u rrit me 2.6 pikë, duke vijuar trajektoren rritëse nisur që nga shkurti.
Me bizneset që të gjitha shprehen të gjitha optimiste dhe konsumatorët nga ana tjetër me rënie të lehtë, besimi në ekonomi u rrit në 118.6 pikë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar qëkurse nisi kriza e çmimeve në shtator 2021.