Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.
“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë.
Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, Blinken tha se shumë aleatë u shprehën të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që sekretari Blinken ka reaguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.
Kujtojmë që ky reagim i Xhaçës në rrjetet sociale vjen pasi në veri të Kosovës situata paraqitete e tensionuar, ku ka pasur përplasje mes serbëve dhe trupave ushtarake të KFOR.
Që nga 26 maji, në veriun e Kosovës janë rritur tensionet për shkak të hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.