29.06.2023 - 16:12
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar sot se do të kërkojë nga shtetet anëtare që të bëjnë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shmanget përshkallëzmi dhe që gjendja të kthehet në normalitet.
Para fillimit të samitit dyditor të udhëheqësve të BE-së, Borrell ka thënë se nëse vendet nuk kontribuojnë në depërshkallëzimin e situatës do të ketë kosto, raporton Kosovapress.
Ndërkohë, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të diskutohen sot dhe nesër nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
SHBA 'shkund”' Beogradin
Amerikanët shuajnë çdo plan të Vuçiçit për Prishtinën
"Mos e humbni autobusin"
‘Hapi i dytë’, thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit
Marrëveshja Kosovë-Serbi
BE publikon aneksin e dakordësuar nga Kurti e Vuçiç
Konfirmon Borrell