MENU
klinika

Fermerët: Shalqiri u prish, do e shisnim për dy javë

Breshëri dëmton prodhimin në Lushnjë!

14.06.2023 - 12:39

Mjaftuan pak minuta breshër që fermerët e zonës së Karbunarës në Lushnjë të humbnin pjesën më të madhe të prodhimit të shalqirit.

Fermerët shprehen të pashpresë pasi dëmi financiar sipas tyre është tejet I madh.

“Një stuhi e paparë ndonjëherë, e pa imagjinuar. Jemi habitur kur e konstatuam. Për mua nuk ka shpresë se kjo ka mbaruar është një investim i hedhur në tokë”– tha fermeri.

Prodhimi, sipas tyre, do të dilte në treg brenda pak javësh. Por tashmë I gjithë shalqiri është dëmtuar dhe askush nga tregtarët s’ka për ta blerë.

“Kjo kokërr iku nuk është më quhet humbje, ka marrë punën e harxhimin e u hodh në tokë. Bima është e plagosur nuk kurohet më por ha vetveten. Ky dëm nuk na ka ndodhur prej vitesh, ne jemi të mbaruar të falimentuar.“- tha fermeri.

Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti me qëllim përballimin e kostove të prodhimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam i vetëdijshëm që për Peqinin ka shumë për të bërë”

Rama thirrje elektoratit: Nuk mund të ktheheni pas tek Mona, Likja, Basha dhe Saliu!


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier