MENU
klinika

Analiza

Britania duhet ta gjejë sërish rrugën drejt Evropës

26.06.2023 - 09:00

Kanë kaluar 7 vite nga referendumi që i dha fund marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian.

Ai ishte një propozim teje i diskutueshëm dhe u mbështet vetëm nga një shumicë më e ngushtë britanikësh. Ndërkohë sot ekziston një shumicë shumë më e madhe që ndan një konsensus në rritje se Brexit në fakt ka dështuar.

Zelli i madh për ti dhënë fund atyre që cilësoheshin si kontrolle mbytëse të Brukselit ndaj zhvillimeve të brendshme, premtoi që të na ofronte një hap të madh drejt lirisë kombëtare. Por me kalimin e viteve, përfitimet u bënë më të vështirë për t’u identifikuar.

Ne jemi ende në pritje të detajeve, por më e qarta nga të gjitha ishte premtimi për të rifituar kontrollin e kufijve tanë. Pavarësisht numrit rekord të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vendin tonë, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është një frenues kryesor në ecurinë tonë ekonomike.

Bota po priste që të regjistrohej për marrëveshjet e reja tregtare, të cilat do të kompensonin më shumë sesa pasojat e vendimit tonë për të ndërprerë qasjen në tregun tonë më të madh vendas.

E vetmja marrëveshje e re serioze ishte me Australinë dhe Zelandën e Re, për të cilën edhe ministri që ndihmoi në negocimin e saj tha se ishte negative për Britaninë e Madhe.

Aq të dëmshme për fermerët janë pasojat e kësaj marrëveshje, saqë zbatimi i saj është shtyrë deri në zgjedhjet e ardhshme. Në rast se ka një konsensus se Brexit ka dështuar pasi provat në mbështetje të këtij përfundimi po shfaqen çdo ditë, nuk ka ende një marrëveshje se pse ka dështuar ky projekt.

Unë vetë nuk kam asnjë dyshim se pse ka dështuar. Dhe them se ishte paracaktuar që të dështonte. Të gjithë ata kryeministra konservatorë që kanë ndikuar kaq shumë në jetën time dhe për të cilët kam punuar nuk ishin idiotë. Ata e pranuan ndërvarësinë në rritje të kombeve evropiane përballë superfuqive të botës.

Brexit po dështon, Britania duhet të rimendojë bashkimin me

Ata e kishin mësuar leksionin e historisë dhe ishin të vendosur për ta ndalur konfliktin shumë të njohur në kontinent. Po aq e rëndësishme sa çdo gjë tjetër ishte Margaret Theçër, e cila ndihmoi në krijimin e tregut të përbashkët dhe mbrojtjen e interesave tona në këtë proces.

Tregu i madh evropian i dha Komisionit Evropian fuqi për të negociuar marrëveshje tregtare të dobishme për ne, dhe kjo është arsyeja pse gati të gjitha marrëveshjet e reja që kemi nënshkruar janë thjesht kopje e asaj që kishim si anëtarë të BE-së.

Mbështetësit e Brexit kanë një shpjegim të ndryshëm për dështimin e këtij projekti, duke deklaruar se ai nuk u provua kurrë apo se nuk u dha një shans i vërtetë. Por çfarë kanë bërë ata për 7 vjet? Që nga dorëheqja e Dejvid Kameron, levat e pushtetit kanë qenë në duart e tyre me gjithë forcën e shërbimit tonë civil për t’i ndihmuar ata.

Me sa duket ata e dinin se cilat kufizime duheshin hequr përpara se të bënin të gjitha ato fjalime për dëmin që po i shkaktonin vendit. Por realiteti është shumë më i hidhur. Kauza e Brexit nuk u bazua asnjëherë në argumente të arsyetuara apo politika të detajuara.

Ai nuk ishte “oreksi” që ata synonin të shuanin. Përkundrazi “dieta” ishte një nga sloganet e ndërthurura me objektivat e njohura të turmave – shërbimi civil, të huajt, emigrantët, Brukseli. Por humori po ndryshon. Dhe aktualisht ka një ndërgjegjësim në rritje për mashtrimin që ka ndodhur dhe gënjeshtrat që po e mbështesin atë.

Ka ardhur koha që britanikëve t’u thuhet si qëndron e vërteta. Udhëheqësit e partive tona politike nuk mund të fshehin dëmet që ka pësuar ekonomia jonë në këto vite, reputacioni ynë nëpër botë dhe zhgënjimin e brezit tonë të ri. Ka ardhur koha të rindërtojmë pozitën tonë në qendër të Evropës.

Lordi Michael Heseltine është ish-zëvendëskryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: The Independent

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Hallet e eksportuesve italianë

“Brexit është me të vërtetë një telash”

Pas marrëveshjes për Brexit...

‘Britania ka humbur vetveten!’