MENU
klinika

"Rama po bën gjënë e duhur për Kosovën"

Buzhala: S’do të kishte maskaradë më të madhe se mbledhja

14.06.2023 - 09:48

Gazetari Berat Buzhala thotë se nuk do të kishte “maskaradë” më të madhe se mbledhja që tanimë është anuluar, mes qeverive Shqipëri-Kosovë.

Në një lidhje direkte për emsionin “ Opinion” në Tv Klan, gazetari Buzhala shprehet se Kryeministri Rama ka bërë gjënë e duhur për anulimin e mbledhjes.

Blendi Fevziu: A kishte të drejtë Rama që të anulonte mbledhjen e përbashkët?

Berat Buzhala: Nuk do të kishte maskaradë më të madhe se ajo mbledhje nesër. Rama po bën gjënë e duhur, nëse çmendet njëri, nuk duhet të çmendemi të gjithë. Rama duhet të ruajë linjën e vet. Nuk ka kuptim takimi në Gjakovë se po e bëjmë një maskaradë. Formati i Ramës ishte shumë më real, nuk mund të diskutosh për domate kur po të rrezikohen sanksionet. Shqipëria është pjesë e aleancës së NATO-s. NATO është edhe në Kosovë. Shqipëria është aty ku duhet të jetë, në NATO tek ato që na kanë çliruar ne. Shqiptarët kanë kuptim për t’u bërë bashkë përmes NATO-s. Shqipëria po e bën gjënë e duhur dhe Rama po bën gjënë e duhur. Kjo kohë në histori do mbahet mend si koha e marrëzisë. Rama po bën gjënë e duhur në Shqipëri për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij, Buzhala është ndalur dhe tek sanksionet që mund t’i vijnë Kosovës nga aleatët e saj, SHBA dhe BE.

Berat Buzhala: Kjo ishte përgjigje më shumë e Ramës sepse Kurti në një konferencë për shtyp u tall me Ramën për draft-statutin, Kurti e luajti cinikun, sikur s’ka gjë se ne na presin sanksionet. Janë vërtetë sanksione: pezullimi i 400 milionë Eurove nga BE për projektet në Kosovës, Kurti nuk mund të ketë takime diplomatike, zyrtarët e BE do t’i kufizojnë daljet me Kurtin kur ka takime të caktuara. Cili investitor i huaj do të investojë në një Kosovë që ka sanksione nga BE? Trupa shtesë të NATO-s do të vendosen në veri dhe me gjasë ka ftesë edhe trupa shqiptare. Do të ketë trupa që do t’i largojnë ata që ka vendosur Kurti dhe do ta marrë kontrollin NATO. Për 2 vite e gjysmë me Kurtin në qeveri, na ka sjellë raporte të këqija me botën, me Shqipërinë, Maqedoninë, me mediat. Vetëm Kurti e ka mirë, të gjithë të tjerët e kanë gabim. Nuk është presioni ndaj Kurtit. Ngërçi i problemit është se Kurti është zotuar në Ohër se do të bëjë asociacionin për komunat serbe. Topi është në anën e Kurtit, Kurti duhet të dorëzojë një draft-statut atje. 98 për qind të banorëve në veri të Kosovës janë serbë, nuk kanë dëshirë që të jetojnë në territorin e Kosovës, e reja është mungesa e angazhimit të sinqertë të palës së Kosovës për atë problem. Duhet të ulet dhe të negociohet në mënyrë normale pa mendje të madhe.

Blendi Fevziu: Ka një deklaratë të Escobar dhe një shkrim të NYT që thotë se Kurti po i shërben Vuçiçit. A ka realisht një thyerje mes SHBA dhe Kurtit?

Berat Buzhala: Thyerje maksimale. Kurti ka dërguar forcat speciale në veri pa e njoftuar NATO-n. Në veri të Kosovës ka ushtarë amerikanë. Nuk i njofton aleatët e vet që kanë trupat e vet atje. Në veri ka banda serbe, por ti gjënë e parë që e bën, së paku e njofton Ambasadën e SHBA që të tërheqin trupat e veta. Kurti më kurrë nuk do ta ketë besimin e SHBA si partner afatgjatë në Ballkan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Propozimi i Ramës, gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria”

Buzhala: Kurti, politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën