MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë çon në varësi ndaj alkoolit?

25.06.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë çon në varësi ndaj alkoolit?

Mjeku: Alkooli është ndjellës, pavarësisht sesi niset. Në shumicën e rasteve të rinjtë për shembull e nisin për shoqëri ose argëtim, dhe në se kjo formë konsumi fillon e bëhet e përditshme ose rritet gjithnjë e më shumë në sasi, të del nga kontrolli dhe përfundon në varësi. Gjatë trajektores së zhvillimit të abuzimit faktorë determinant janë edhe kushtet sociale-ekonomike, sepse pikërisht një subjekt dipendent është jashtëzakonisht i brishtë ndaj emocioneve dhe problemeve. Duke qenë i brishtë ndaj këtyre faktorëve, atëherë ai gjen rrugëzgjidhjen tek alkooli duke konsumuar fillimisht në sasi të vogla e duke kaluar shkallë-shkallë në atë ciklin vicioz alkool-ankth-depresion dhe përfundojmë pastaj me psikozë apo edhe më rëndë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërohet rritje çmimesh për këtë vit

“Stoku i pashitur”/ Prodhimi vendas i alkoolit pësoi rënie

Speciale/Intervista me Ylli Shehun

“Babai me Dinamon, unë zgjodha Partizanin”