MENU
klinika

E rëndë!

Çfarë po ndodh te kampi i MEK? Raportohet për një viktimë

20.06.2023 - 11:48

Një person dyshohet se është vrarë brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, gjatë kontrollit të Policisë së Shtetit.

Deklaratën e ka bërë zëdhënësja e kampit “Ashraf 3”, duke deklaruar se një person është vrarë nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë kontrollit në këtë kamp.

Gjithashtu raportohet se të paktën katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshimet e para janë se personat nuk kanë pranuar të lejojnë kontrollin nga forcat e policisë dhe ato anti-terror, duke mos lejuar sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.

Kontrolli në kampin e muxhahedinëve është urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Dhjetra forca të tjera të policisë janë nisur drejt vendngjarjes.

Zëdhënësi i kampit të MEK, Shahriar Kia ka fajësuar policinë për vrasjen e një personi brenda kampit si dhe ka kundërshtuar kontrollin duke thënë se po i bën favor regjimit të Iranit.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky shtë në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, është shprehur zëdhënësi i kampit të MEK.