MENU
klinika

Përmes një nëne surrogate

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të katërt

29.06.2023 - 10:44

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë mirëpritur një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate.

Çifti u dha lajmin ndjekësve të tyre në Instagram duke zbuluar lindjen e djalit Wren Alexander. Lajmi për shtimin e familjes së çiftit vjen pesë muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Esti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ExtraTV (@extratv)

Teigen dhe Legend janë gjithashtu prindër të vajzës Luna, 7 vjeç dhe djalit Miles, 5-vjeç, të cilët kanë lindur respektivisht në prill 2016 dhe maj 2018. Ndërsa modelja njoftoi në gusht 2020 se ishte shtatzënë me foshnjën nr. 3, ajo bëri pësoi abort për shkak të një shkëputje të pjesshme të placentës. Teigen e quajti djalin e saj të ndjerë Jack, duke ndarë foto intime në spital me ndjekësit e saj në Instagram në atë kohë.

“Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri … pak para se të largohemi nga spitali,” shkroi ajo mbi ngarkimin e shtatorit 2022.

Autorja e librit të gatimit “Cravings”, zbuloi në shkurt 2022 se ajo po i nënshtrohej fekondimit in vitro.

Kujtojmë se Teigen dhe Legend janë martuar që nga shtatori 2013, shtatë vjet pasi u takuan në xhirimet e videoklipit “Stereo”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ngjarjes së trishtë në jetën e tyre…

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë një lajm kaq të bukur

"Ia kishim vendosur edhe emrin",

Chrissy Teigen dhe John Legend humbin fëmijën!