MENU
klinika

Rama i kërkoi Kurtit të dalë nga ‘guacka’ e izolimit

Deputetja e VV-së: Mbyllni ‘Ballkanin e Hapur’

20.06.2023 - 09:51

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të dalë nga guacka e izolimit.

Në një postim në Twitter, Kusari-Lila i ka kërkuar Ramës që të mbyllë ‘Ballkanin e Hapur’.

Më tej ajo shkruan është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt, duke ju referuar frazës së kryeministrit Rama për ngrirjen e marrëdhënieve më Serbinë nëse nuk liron tre policët e arrestuar të Kosovës.

“I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë Serbi nuk bëjnë.” – shkruan Kusari.

Rama një ditë më parë në një postim në rrëjtete sociale mes tjerash paralajmëroi një “Republikë të KFOR-it”, nëse kryeministri Albin Kurti vazhdon të këmbëngul edhe më tutje në konfrontimin e tij me ndërkombëtarët.