MENU
klinika

Fundi i karrierës së tij politike?

Dy padi në pak muaj, çfarë pritet të ndodhë me Trump

12.06.2023 - 09:00

Donald Trump është paditur për herë të dytë në pak muaj, këtë herë për dokumentet e klasifikuara. Pas aktakuzës së tij të parë në mars, shumë spekuluan se Trump do të paguante një çmim politik. Por nuk ndodhi ashtu. Trump pati rritje në sondazhet republikane. Këtë herë, ekziston mundësia që problemet e tij ligjore të thellohen për ndërhyrjen e tij të supozuar në numërimin e votave në zgjedhjet e 2020. Prokurorët në Gjeorgji po e shqyrtojnë këtë. Pesha e aktakuzave të shumta mund të fillojë të ketë ndikim në pozitën e Trump. Për shembull, mund të lejojë që mesazhi i rivalëve të partisë si Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, të rezonojë. Senatori republikan John Thune spekuloi se një pikë kthese përfundimisht mund të arrihet kur bëhet fjalë për ish-presidentin. “Ka një efekt kumulativ,” tha ai. “Njerëzit do të duhet të vendosin nëse duan të merren me dramat e Trump.” Edhe nëse ky efekt nuk ndryshim opinionin publik, sigurisht që do të jetë një shpërqendrim për ish-presidentin ndërsa ai vazhdon të bëjë fushatë. Megjithatë, tani për tani, rivalët e tij kryesorë republikanë i kanë dalë në mbrojtje, si DeSantis ashtu dhe Mike Pence. Akuzat e përfshira në rastin e dytë janë gjithashtu më serioze, duke përfshirë konspiracionin për të penguar drejtësinë dhe keqpërdorimin e dokumenteve të ndjeshme të sigurisë kombëtare në kundërshtim me Aktin Federal të Spiunazhit. Njerëzit janë dënuar me burg në vitet e fundit për akuza fiks si ato me të cilat përballet tani Donald Trump. Votuesit republikanë mund ta marrin më seriozisht çështje. Nëse Trump e vë në rrezik sigurinë kombëtare me sjelljen e tij, kjo mund të sjellë ndryshim në një gjykatë, rrjedhimisht edhe në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e politologut të njohur holandez

Çdo njeri duhet të shqetësohet nga rikthimi i Trump