MENU
klinika

“U tentua një amendament, por nuk u realizua”

Dyfishimi i pagave për deputetët, Anila Denaj: Rritja e rrogës mund të ndodhte më vonë

01.06.2023 - 19:38

Deputetja socialiste Anila Denaj është shprehur se rritja e pagave për deputetët mund të kishte ndodhur në një fazë të mëvonshme, kur paga mesatare të shkonte 900 euro. Në një intervistë për Panorama Tv, Denaj ka deklaruar se diskutimi i dyfishimit të pagave nuk vlen, pasi ata folën në qasjen e tyre mbajtjen e të njëjtit kriter të hierarkisë së rrogës.

“U tentua një amendament, por nuk u realizua nga ana e aspektit ligjor që kjo rritje të ndodhte ndoshta më vonë, kur e gjitha të ishte konsoliduar këtu jam dakord. Diskutimi i dyfishimit nuk vlen në raport me faktin që deputetët e rritën dyfish për vete. Deputetët diskutuan në qasjen e tyre mbajtjen e të njëjtit kriter të hierarkisë së pagave. Hyrja në fuqi është çështje tjetër. Do i qëndroja logjikës që nëse duhet bërë, duhet bërë kur paga mesatare të shkojë dhe të konfirmohet se është 900 euro, pasi i gjithë ligji në frymë nuk mund të ketë rolin e deputetit vetëm dhe pagën e tij, janë 39 miliardë lekë, ku pjesa e deputetëve është diku tek 1.8 mln euro dhe pjesa tjetër për administratën. Rritja e pagës me 2 procese për administratën konsolidon një proces. U tentua një amendament, por nuk u realizua nga ana e aspektit ligjor që kjo rritje të ndodhte ndoshta më vonë, kur e gjitha të ishte konsoliduar këtu jam dakord. Sa i përket koeficientit do i qëndroja atij që ka qenë 0.63″, tha Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN