MENU
klinika

Plagoset gazetari dhe kameramani

Ekstremistët serbë sulmojnë ekipin e televizionit në Zveçan

13.06.2023 - 16:32

Një gazetar dhe një kameraman kanë mbetur të plagosur në Zveçan të Kosovës, pasi janë sulmuar me gurë nga një grup ekstremistësh serbë.

Rritja e tensioneve vjen vetëm pak orë pasi policia e Kosovës arrestoi shtetasin serb Milun Milenkoviqin – Lune, me akuzën se është një prej organizatorëve e protestave të dhunshme disa ditë më parë, ku mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

Menjëherë pas arrestimit, dhjetra serbë kanë vërshuar në rrugë duke protestuar dhunshëm. Në një rast raportohet se është sulmuar me gurë edhe makina e policisë.

Vetëm pak çaste më parë, persona të maskuar kanë qëlluar me gurë drejt makinës së televizionit ATV, duke plagosur gazetarin dhe kameramanin.