MENU
klinika

"Është shumë e rrezikshme"

Eliona Pitarka merr vendimin e pakthyeshëm për vajzën

17.06.2023 - 08:54

Eliona Pitarka ka vendosur mos të lejojë njeri të puthë vajzën e saj dhe arsyeja është pasi kjo gjë është shumë e rrezikshme për bebet, pasi mund të marrin infeksione, nëse puthen shumë nga njerëzit.

Megjithatë ajo shton se kush do që ta puthë vajzën e saj, të vendosë një qese, si në rastin e videos që postoi, gjë që në fakt e ka thënë me shaka, por mos u habisni kur ta bëjë vërtetë.

“Unë nuk lejoj askënd ta puthi vajzën time te porsalindur, por nëse e kanë me shumë qejf do ti vendos këtë qesen perpara se ta puthin. Pertej shakave, mama mos i lejoni ti puthin bebushat, sidomos te porsalindur.

Boll me kete zakonin e plaq plluqit me bebet, duke i lënë pështymë neper surrat blaaaah! Eshte shume e rrezikshme sepse mund ti trasmetoni RVS ( lexoni sa e rrezikshme eshte ) bebet e porsalindur kane sistem imunitar shume te dobet dhe mund ti trasmeroni infeksione virale!”- shkruan Eliona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sa shumë po më pyesin..."

Eliona Pitarka, në pritje të ëmbël?